KORE E VERIUT-Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa me rreze të mesme veprimi Rondog në Detin e Japonisë, i cili në Korenë e Jugut njihet si Deti i Lindjes. Agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap tha se raketat që u hodhën sot herët kanë një rreze veprimi prej rreth 1300 kilometrash. Në njoftim thuhet se raketat fluturuan rreth 650 kilometra. 

Departamenti i Shtetit konfirmoi hedhjen e raketave, duke e quajtur këtë veprim “shqetësues dhe shkallëzim provokues”. Departamenti i Shtetit tha se Koreja e Veriut nuk dha asnjë paralajmërim për këtë veprim i cili ishte një shkelje e qartë e rezolutave të OKB-së kundër programit koreanoverior të raketave balistike. 

Hedhja e raketave ndodhi ndërkohë që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut u takuan në Holandë, ku temë kryesore e bisedimeve ishte programi bërthamor i Koresë së Veriut.

(a.n/News 24/BalkanWeb)