Koreja e VeriutKoreja e Veriut ka kërcënuar me sulme bërthamore Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kohën që këto dy vende kanë nisur dy prej stërvitjeve ushtarake më të mëdha.

Këto stërvitje janë të përvitshme dhe gjithmonë provokojnë tension, raporton BBC.

Urdhri për një sulm bërthmor që do të vendosë drejtësinë doli nga kryeqyteti i vendit komunist.

Por një retorikë e tillë nuk është e pazakontë.

Ekspertët dyshojnë në aftësinë e Koresë së Veriut për të vendosur mbushje bërthamore në raketat e saj.