Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të sulmojë Korenë e Jugut, pasi kjo e fundit ka nisur stërvitjet për të shënuar trevjetorin e bombardimeve të ishullit Jonpjong nga Veriu.


Katër persona kanë humbur jetën në këtë sulm, të cilin Phenjani e ka kryer në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të Koresë së Jugut në ishujt e kontestuar.


Ai ka qenë incidenti më serioz kufitar në Gadishullin Korean, që nga lufta e dy Koreve.


Phenjani ka thënë sot se pallati presidencial do të shndërrohet në vend zjarri.