Kapiteni i Sllovenisë, mesfushori Robert Koren, u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes Algjeri-Slloveni (0-1).
29-vjeçari, i cili luan në Angli me West Bromowich realizoi edhe golin e fitores së parë historike të Sllovenisë në katër ndeshjet e luajtura në finalet e botërorëve.
Ky ishte edhe goli i tij i katërt me fanellën e përfaqësueses në 46 ndeshje.
Koren realizoi pas një gafe të portierit algjerian Faouzi Chaouchi, i cili u tregua i pavëmendshëm ndaj një gjuajtjes së sllovenit.
Lojtarët më të mirë të ndeshjeve
1. Silvi Tshabalala (Afrika Jugut)
Afrika e Jugut - Meksika 1-1
2. Diego Forlan (Uruguai)
Uruguai - Francë 0-0
3. Park Ji-Sung (Koreja e Jugut)
Koreja e Jugut –Greqi 2-0
4. Vinsent Enyeama (Nigeri)
Argjentinë – Nigeri 1-0
5. Tim Hauard (SHBA)
Angli-SHBA 1-1
6. Robert Koren (Slloveni)
Algjeri-Slloveni 0-1
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili