Teksa koronavirusi po mban ne ankth tere boten me rekord te prekurish dhe bilance tragjike viktimash, me ne krye SHBA, një studim i ri i publikuar nje dite me pare të enjten tregon se ka prova të forta që gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus mund të infektojnë fetusin.wissen-was-das-koronavirus-ist-das-auf-der-ganzen-welt-panik-ausgeloest-hat-sind-diese-massnahmen-zu-retten-600x360-1


Studiuesit në Itali zbuluan prani virusi dhe të antitrupave në placentë, kordën e kërthizës dhe qumshtin e gjirit si dhe në organet gjenitale të 31 grave shtatzëna që ishin shtruar me COVID-19.


Profesori i imunologjisë në Universitetin e Majamit, Claudio Fenizia, autori kryesor i studimit, tha se provat e mbledhura janë dëshmi e fortë se transmetimi i virusit në mitër është i mundshëm, por shton se asnjë nga foshnjet e lindura gjatë periudhës së studimit nuk rezultuan pozitivë për koronavirus.


Një tjetër studim, i publikuar të mërkurën në revistën shkencore Nature, arrin në përfundimin se personat e moshuar, meshkujt, pakicat racore e etnike dhe ata me probleme ekzistuese shëndeti si obezitet, diabet apo astmë të rëndë janë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19.


Studimi u realizua nga shkencëtarë britanikë, të cilët analizuan të dhënat e mbi 17 milionë pacientëve në tre muaj. Ata zbuluan se ndër më shumë se 10 mijë persona që vdiqën nga COVID-19 pacientët mbi 80 vjeç kishin 20 herë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundja krahasuar me ata në të 50-tat dhe disa qindra herë më shumë gjasa se ata në të 40-tat.


Po sipas rezultateve, rreth 11% e numrit total të pacientëve në studim identifikoheshin si racë jo e bardhë dhe këta pacientë, sidomos të racës me ngjyrë apo aziatike ishin në rrezik më të madh të vdisnin nga koronavirusi se pacientët e bardhë. VOA