Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dalë me një mesazh të fortë për qytetarët, ku thotë se koronavirusi nuk është çudi që zgjat tre ditë, por një sëmundje që merr jetë njerëzish.


Në facebook, Brataj reagon ashpër ndaj personave që flasin për teori konspirative rreth koronavirusit, ndërsa shkruan se askush nuk është i paprekshëm nga ky virus vdekjeprurës.


brataj


Më tej Brataj tregon edhe 5 rregulla që duhet të ndiqen nga qytetarët,  që nga mbajtja e maskës, distanca 1.5 metra dhe rregullat e higjienës.


Postimi i plotë:


SA HERË DËGJOJMË QË ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT TRE DITË!


ÇUDI!!


Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin!


Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marë shumë njerëz në vorbullën e tij.


Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrët që fshihen në profile fallco !!


Çudia je TI:


Ti që shan në çdo koment


Ti që edukatë nuk ke


Ti që familjen tënde nuk respekton


Ti që fëmijët e tu nuk i edukon


Ti që nuk beson


Ti që përfiton


Ti që i di te gjitha


Ti që nuk do të mbash maskë


Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë!


Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi!


Ti që do pushtet


Ti që do fitim


Ti që do liri pa kufizim


Ti që mendon se paguan taksat i vetëm


Ti që proteston


Ti që mendon se çipin do të venë


Ti që virusin shpërndan


Ti që Covid shkakton


Ti që je fshehur pas një profili FALLCO!


JU LUTEM MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!


Koronavirusi ekziston


Koronavirusi infekton


Koronavirusi sëmur


Koronavirusi mer jetë


Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja


JU LUTEM


Na lini të shpëtojmë jetë njerzish


Na jepni kohë të mposhtim virusin


Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët


Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!!


Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:



  1. Doni një titull, studioni dhe merni një diplomë.

  2. Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën.

  3. Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.

  4. Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1.


Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfar të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!


Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!


POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!


Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI!


Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu!


Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:



  1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

  2. Mbaj distancën 1.5 metër

  3. Zbato rregullat e higjenës

  4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

  5. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!


JU LUTEM


Dr.Skender Brataj