Korrespondenti i BBC Rupert Wingfield-Hayes dhe ekipi i tij jan dëbuar nga Koreja e Veriut, pasi u arrestua gjatë raportimit të tyre.


Gazetari, prodhuesja Maria Byrne dhe kameramani Matthew Goddard u ndaluan nga zyrtarët të premten kur ata ishin gati për tu larguar nga  Koreja e Veriut.


Ai është marrë në pyetje për tetë orë nga zyrtarët e Koresë së Veriut dhe nënshkroi një deklaratë. Të tre u mbajtën gjatë fundjavës, por tani janë nisur për në aeroport.


Ekipi i BBC ka qenë në Korenë e Veriut përpara Kongresit të Partisë së Punëtorëve.


Udhëheqja e Koresë së Veriut ishte e pakënaqur nga raportimi i gazetarit në disa aspekte të jetës në kryeqytetin e këtij vendi komunist.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter