Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Ballkan dhe vendi ku vetem 29% e popullit beson se qeveria e ka seriozisht luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit. Ky eshte shqetesimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, diten e djeshme, bazuar nga Raporti per Ballkan Monitor, realizuar nga Gallupi, ne bashkepunim me Fondin Evropian per Ballkanin. "Ne kete raport kendveshtrimesh e perceptimesh, te mbledhura shkencerisht ne te gjithe rajonin tone, Shqiperia rezulton jo vetem vendi me i korruptuar ne Ballkan, po edhe vendi ku vetem 29% e popullit beson se qeveria e ka seriozisht luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit", sqaroi kryesocialisti Rama. Sipas tij, raporti e percakton Shqiperine si nje rast te vecante negativ, ne kapitullin per qeverisjen e korrupsionin, duke theksuar se vendi yne perben nje perjashtim ne rajon per nivelin e larte te korrupsionit. Kryetari i Partise Socialiste, duke iu referuar tabelave perkatese, ka akuzuar se "kjo qeveri dhe ky kryeminister na kane vecuar edhe nga Ballkani, me korrupsionin e kudondodhur, qe stimulon keq qeverisja e tyre". Nderkohe qe Serbia, nga te dhenat e publikuara ne kete raport, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Kosova, kane nje nivel korrupsioni, sipas radhes nga 10 ne 5%, niveli i korrupsionit ne Shqiperi eshte 32 %. "Nuk eshte e para here qe raportet e institucioneve te specializuara na japin kete vit nje pamje rreqethese te keq qeverisjes, duke nxjerre ne pah me fakte reale e shifra tronditese, ate qe shqiptaret e shqiptaret perjetojne nen kete qeveri qe po shpartallon shtetin dhe nen kete kryeminister qe po abuzon rende me pushtetin", sqaroi kreu socialit. Sipas tij, Berisha perpiqet ta mbuloje malin e mekateve te qeverisjes se tij me nje mjegull rrenash, faktesh te deformuara, shifrash te sajuara, inaugurimesh e spotesh banale qe i paguan me leket e shqiptareve, nderkohe qe vetem ne 4 muajt e fundit, jane shprehur shume qarte per gjendjen e rende te korrupsionit 3 burime prestigjioze nderkombetare. Per kryetarin e partise me te madhe ne opozite, ne gusht FMN-ja ne raportin e saj tha qe, ne krahasim me vitin 2005, korrupsioni ne Shqiperi eshte dyfishuar dhe ne fillim te nentorit Bashkimi Evropian ne Raport Progresit theksoi se korrupsioni ne Shqiperi eshte nje problem vecanerisht serioz dhe nje fenomen i kudondodhur. Dhe se fundmi, shtoi ai, raporti i Ballkan Monitor nenvizon se Shqiperia eshte jo vetem vendi me i korruptuar ne rajon, po me diference te jashtezakonshme nga te gjitha vendet e tjera. "S'ka asnje dyshim se kryeministri do te vazhdoje te genjeje, qeveria e tij do te vazhdoje te abuzoje, keq qeverisja e vendit do te vazhdoje t'u shkaktoje vuajtje e deme shqiptareve, por fale ndergjegjesimit te gjithmone e me shume qytetareve e qytetareve te ketij vendi kjo agoni nuk do te zgjase me shume se muajt qe i kane mbetur Sali Berishes ne pushtet", perfundoi Edi Rama. Problemi i mitmarrjes ne raportin per Ballkanin realizuar nga Gallupi ne bashkepunim me Fondin Evropian per Ballkanin ne te gjitha vendet ballkanike pervecse Shqiperise fenomeni i mitmarrjes eshte ulur. Ndersa 1 ne 3 shqiptare, thone se ne vendin tone ka korrupsion te theksuar ne sistemin gjyqesor dhe sherbimet mjekesore.





Vezhgimi


Ndarja e Jugosllavise ne vitin 1990 dhe lufterat qe e ndoqen, lane pasoja per qytetaret. Sipas raportit te Gallup per Ballkanin te publikuar nga Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shoqerite ne Ballkan kane probleme te medha me krimin e organizuar qe sundon dhe rritjen e nivelit te korrupsionit.





Ballkani


Rezultatet e publikuara nga raporti i Gallup per Ballkanin ne bashkepunim me Fondin Evropian per Ballkanin, sondazhet tregojne korrupsioni eshte nje problem per rajonin dhe mbi 70% e te anketuarve deklarojne se mitmarrja duhet eliminuar sa me pare ne menyre qe te stabilizoje rajonin dhe te ardhmen integruese te saj.