Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi Vojsllav Koshtunica ka deklaruar se ai do të pajtohet me platformën për Kosovën të Presidentit Tomisllav Nikoliq, nëse në të thuhet që Kosova të bëhet një “krahinë” në kuadër të shtetit të Serbisë.


“Ne jemi pajtuar që në platformë të adaptohet edhe një dispozitë e Kuvendit të Serbisë e cila parasheh për Kosovën dhe Metohinë edhe me kushtetutë “autonomi substanciale”. Në këtë mënyrë ne do të mbështesim miratimin e platformës”, ka deklaruar Koshtunica, për mediat serbe./Indeksonline/