TIRANE-Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por, sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira, pakësoi 19 për qind numrin e infeksioneve të zakonshme mes fëmijëve. Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç, të cilët shkonin në kopsht 5 ditë në javë. Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një lloj kosi që përmban bakterin L. Ky bakteri quhet i tillë sepse ka formën L, por edhe sepse është bakter i gjallë. Grupit tjetër të fëmijëve iu dha kos pa bakter. Prindërve dhe fëmijëve iu tha se çfarë kosi merrnin fëmijët e tyre. Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 për qind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes, si diarreja e të vjella. Ata gjithashtu u prekën 18 për qind më pak edhe nga infeksione në vesh, hundë e grykë, në krahasim me grupin e fëmijëve që hëngrën kos pa baktere të mira. Studimi u financua nga ndërmarrja e prodhimit të kosit 'Dannon' dhe u krye nga shkencëtarë të fakultetit të mjekësisë në Universitetin 'Xhorxhtau'.

(d.b/BalkanWeb)