Ndue Ukaj

Fundi i procesit politik ne Kosove implikon nevojen per disa parakonceptime dhe analiza specifike, ne rend te pare, per rolin dhe pergjegjesine qe ka elita politike e Kosoves ne raport me zhvillimet e brendshme, trendet e se cilave jane fare pak shpresedhenese, dhe tjetra, ne raport me faktorin nderkombetar, me ndihmen e te cilit Kosova eshte ofruar prane realizmit qellimeve per pavaresi. Keto dy dimensione jane te ndermjetvetshme, ndikojne tek njeri-tjetrin reciprokisht, interkomunikojne si dhe nderlidhen me te njejtin qellim: realizmin e nje shteti funksional dhe prosperues. Nderkaq, dihet mirefilli se kjo pune nuk eshte e lehte, perkundrazi, eshte e veshtire, do perkushtim, kapacitete te fuqishme njerezore e intelektuale, sikunder dhe nje gatishmeri maksimale per te ndryshuar. Zaten per kete qellim sublim shoqeria kosovare duhet te jete tok e bashkuar.
Kosova dhe rajoni karakterizohen me nje gjendje tejet te mjere, jo vetem ne pikepamje ekonomike, por pergjithesisht ne nivelin e demokracise, sigurise, te drejtave te njeriut, qytetarise etj. Ne fakt, regjistri i mungesave duket i madh. Kendej pari sfida per Kosoven e re eshte e shumefishte, ndersa pikesepari ajo nderlidhet me domosdone e transformimit rrenjesor te mentalitetit, qe do te nenkuptonte nje edukimi per demokraci dhe kulture te vertete perendimore, ne menyre qe Kosova te mund jete test i rendesishem, per te thyer mendimet se ne Ballkan nuk mund te ndertohet demokraci te qendrueshme e shtet funksional. Prandaj mendoj se pikerisht Kosova, si shtet i ri, me nje prezence te fuqishme perendimore, me nje pervoje te keqe, duhet te shnderrohet ne model, vend i cili duhet te demonstroj me kapacitete te plota shtetformuese, me kulture te larte politike, shembullin e nje shoqerie te hapur, te integruar dhe prosperuese; modelin e nje shoqerie te perafert me sistemin e vlerave perendimore.
Kosova, ne bashkepunim me miqte perendimore, duhet te behet nje shtet model, i cili di qe kerkesat per liri, demokraci, shtet t'i funksionalizoje ne drejtim te se mires se perbashket. Kjo domethene se Kosova qe tash duhet perfundimisht t'u thote stop disa dukurive negative ne shoqeri, e ve