Serbia dhe Kosova do të përfaqësohen me nivelin më të lartë politik në takimin e së martës në Bruksel.


Në raundin e bisedimeve me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të jenë presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve.


Takimi vjen pas  tensioneve për arrestimin e Haradinaj dhe trenin serb.


Kryeministri Isa Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.


Ndërkohë nga pala serbe, kryeministri Vuçiç ka deklaruar se delegacioni do të kryesohet nga Presidenti serb Nikoliç.


Ai gjithashtu ka shtuar se për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet e mundshme.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter