Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës planifikon të hap ambasada në Afrikë, Amerikën Latine dhe në Australi. Gjithashtu, Kosova do të bëhet me përfaqësi diplomatike edhe në Podgoricë.

Shërbimi diplomatik do të zgjerohet në qendrat e mëdha politike. Mirëpo, mungesa e buxhetit mund të vonojë një pjesë të këtij plani.

Zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi ka thënë se gjatë këtij viti do të emërohen edhe dy ambasadorë në rajon.