Ne Kosove, perfaqesues institucionesh e partish politike thane dje se vendimi i keshillit evropian per nisjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosoven, eshte hapi me i rendesishem per perparimin drejt Bashkimit Evropian. Ata thone se shpresojne qe deri tek nenshkrimi i marreveshjes per stabilizim asocim me Bashkimin Evropian te mos kaloje shume kohe, ndonese pervojat e vendeve te tjera flasin per negociata qe kane zgjatur edhe me vite. Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka thene se Marreveshja per Stabilizim Asociim eshte marreveshja e pare kontraktuale ndermjet Republikes se Kosoves dhe Bashkimit Evropian qe ofron perspektive te qarte drejt anetaresimit te plote te Kosoves ne BE. Ajo i ka bere keto komente nje dite pasi BE-ja ka miratuar nisjen e negociatave me Kosoven per kete marreveshje. “Permes marreveshjes, te dyja palet do te bejne zotim te ndersjelle: nga njera ane, vendi jone per te ndermarre reforma edhe me te thella dhe, nga ana tjeter, BE-ja do te ofroje mundesi reale per anetaresim”, ka thene Çitaku. Po sipas saj, kjo marreveshje paraqet kornize ligjore qe ofron stabilitet dhe siguri per investitoret dhe si e tille krijon baze te shendoshe per investime te huaja direkte dhe gjenerimin e vendeve te punes. “Nisja e negociatave ndermjet Republikes se Kosoves dhe Bashkimit Evropian perfundimisht ankoron procesin integrues te Kosoves dhe po ashtu konsolidon edhe me tutje poziten juridike nderkombetare te shtetit tone”, ka thene Çitaku ne nje konference per gazetare. Institucionet vendase e nderkombetare ne Kosoves e mirepriten vendimin e shteteve anetare te Bashkimit Evropian, per fillimin e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosoven. Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, tha se ky vendim hap nje etape te re te marredhenieve me Bashkimin Evropian, duke qartesuar ardhmerine evropiane te Kosoves. Vendimi u vleresua larte edhe nga ambasada amerikane ne Prishtine dhe nga prania evropiane atje, ndersa qeveria e Kosoves tha se ky vendim hap perspektive te qarte drejt anetaresimit te plote ne Bashkimin Evropian. Shefi i diplomacise se Kosoves, Enver Hoxhaj, i tha Zerit te Amerikes se 28 qershori eshte fillimi i ores evropiane te Kosoves.


Rompuy ne Prishtine


Presidenti i Keshillit te Evropes, Herman Van Rompuy, do te zhvilloje vizite zyrtare te henen ne Prishtine, ku ne takime me autoritetet shteterore te Kosoves do te flas per rendesine e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim - Asociimit. Marreveshja u miratua formalisht te premten ne Bruksel, ne Samitin e lidereve te Bashkimit Evropian.


Rasmussen vlereson marreveshjen


Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka pershendetur vendimin e Bashkimit Evropian per te hapur bisedimet e pranimit me Serbine dhe ato te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me Kosoven. "Keto vendime tregojne se sa shume mund te arrihet permes reformave dhe dialogut. Pres qe palet te jene te qendrueshme ne zbatimin e marreveshjes se ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian. KFOR-i do te vazhdoje te luaje rolin e tij, duke ofruar nje mjedis te sigurt per te gjithe njerezit ne Kosove", ka thene Rasmussen, i cituar nga Radio Evropa e Lire. Ai po ashtu ka uruar Kroacine per hyrjen e saj ne Bashkimin Evropian te henen, me 1 korrik.


QENDRIMI


SHBA: Kosova dhe Serbia te vazhdojne me perpjekjet per marreveshjen


“Shtetet e Bashkuara perkrahin fuqishem integrimin Euro-Atlantik te te dyja shteteve, menyre kjo qe fuqizon stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Inkurajohemi nga raporti i fundit i Unionit Europian mbi suksesin e negociatave gjate dialogut mes Kosoves dhe Serbise. Pergezojme lideret e te dyja shteteve ne perkushtimin per ta mundesuar kete arritje”, thuhet ne deklaraten e ambasadates se SHBA-se ne Kosove. SHBA fton Kosoven dhe Serbine te vazhdojne me perpjekjet ne zbatimin e marreveshjes per te normalizuar marrdheniet dhe te demonstrojne perkushtimin e tyre per tu bere pjese e Europes paqesore dhe prosperuese. Ne Beograd dhe Prishtine, ne fillim te javes se ardhshme do te qendroje presidenti i Keshillit Europian, Herman Van Rompuy, njofton zyra e Bashkimit Europian ne Prishtine. Sidoqofte, udheheqesit kryesore te institucioneve te Kosoves, thone se marredheniet kontraktuale ndermjet Kosoves dhe BE-se, permes Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, mundesojne perparimin e proceseve demokratike, thellojne reformat gjithperfshirese dhe ofrojne nje perspektive per zhvillim ekonomik te Kosoves.