Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka vizituar Organizatën Botërore të Tregtisë me Seli në Gjenevë. Atje ka takuar zyrtarët e OBT me të cilët ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.




“Ministrja Bajrami e njoftoi Osakwe me gjendjen e përgjithshme ekononomike në Kosovë dhe synimet e Qeverisë së Kosovës për vazhduar me integrimin e mëtejshëm në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë OBT-në”, thuhet në një njoftim për media.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Gjatë kësaj vizite në selinë e OBT-së, Ministrja Bajrami e shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në




Gjeneve Ramadan Avdiu, zhvilloi takime edhe me Detlev Brauns, shef i Misionit të BE-së në OBT si dhe takoi përfaqësuesit e misioneve permanente të Turqisë, Zvicrës dhe Shqipërisë.




Vizita e Ministres Bajrami në OBT u zhvillua në kuadër të përgatitjeve që po bën Qeveria e Kosovës për të aplikuar në këtë organizatë të rëndësishme të tregtisë.