Sot shënohet 9-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës. Ndryshe nga vitet tjera, gjatë ditës së sotme nuk do të marshojë FSK-ja.

KosovaaDje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar një pritje për trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë.


Ndër mysafirët e vetëm që kishte ardhur në Prishtinë, ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në dy ceremonitë. Nëntë vjet më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.


Ish-Presidenti i Kosovës, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se herët në mëngjesin e 17 shkurtit është vendosur që akti të ndodh atë ditë, megjithëse ka pasur hezitim nga pjesë të faktorit ndërkombëtar.021714_0757_Mesazheurim1-659x356


Por, sipas Pacollit, ka qenë insistimi i kryeministrit të atëkohshëm, Hashim Thaçi, ai që ka bërë që procesi të shtyhet përpara, raporton Klan Kosova. Ishte ditë shumë e veçantë. Atë ditë e kam përjetuar shpirtërisht, sepse që nga orët e hershme të mëngjesit kemi qenë të ftuar në takim në zyre të kryeministrit. Aty me faktorin ndërkombëtar kemi diskutuar mundësinë e deklarimit atë ditë të Pavarësisë. Dhe mund të them që kryeministri i atëhershëm ka qenë këmbëngulës që ajo të ndodh. Ka pasur hezitim nga disa të huaj, por është dashur të fitojë dëshira e madhe e kosovarëve. Unë e di që ambasadori i SHBA-së ka qenë për deklaratën e pavarësisë. Kështu, në ato orë të hershme u vendos që atë ditë të shpallet Pavarësia e Kosovës. Në atë takim ishin liderët e partive, deputetë të asaj kohe, presidenti, kryeministri, zv. kryeministri. Më duhet ta përsëris që kryeministri Hashim Thaçi ka qenë shumë këmbëngulës që Pavarësia të shpallet atë ditë. Nuk ka pasur shumë qartësi për atë ngjarje. Në natën e fundit janë bërë përgatitjet e mëdha , ka thënë Pacolli.