Kriza me emigrantë dhe refugjatë në Evropë, si dhe terrorizmi ndërkombëtar do të jenë ndër temat kryesore të diskutimeve në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por, sipas Këshillit të Evropës, në agjendë do të përfshihet edhe situata aktuale në Kosovë.




Ndër tjerash, siç njoftohet në faqen zyrtare, në agjendën e sesionit dimëror të Asamblesë Parlamentare, “situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës, si dhe një raport mbi fuqizimin dhe mbështetjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, do të jetë temë debati po ashtu.”

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Siç njofton Këshilli i Evropës, gjatë këtij sesioni, që do të mbahet mes datës 25 deri më 29 janar, do të zgjedhet edhe presidenti i ri organizatës për vitin vijues.




Nuk është qartësuar nëse temë debati lidhur me Kosovën do të jetë situata thuajse gjashtë mujore politike në vend dhe përplasjet e vazhdueshme Qeveri-Opozitë.