PRISHTINE- Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është njohur nga shteti i Fixhit.
Sipas tij kjo njohje është konfirmuar nga vetë zyrtarët e këtij shteti, raporton Express.
Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani.
Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.