Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e Banjalukës në Bosnjë.


Në lidhje me këtë veprim ka reaguar zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.


Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.