Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka marrë vendim përmes të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet që të marrë përsipër borxhet e mundshme nga marrëveshjet e vjetra në mes të Ish-Federatës Jugosllave dhe Qeverisë Japoneze të cilat janë realizuar në territorin e Kosovës, dhe do të kryej obligimet për to pasi të arrihet Marrëveshja e sukcesionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.




Javë më parë kryeministri Hashim Thaçi qëndroj për vizitë zyrtare në Japoni, mirëpo nuk u tha asnjë fjalë për borxhet që Kosova mund t’ia kthejë Tokios.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ende nuk dihet as shuma e borxhit që do të ketë mundur ta trashegojë Kosova si pjesë e borxhit që ish Jugosllavia i ka pasur Japonisë. /Indeksonline/