Në Kupën Ballkanike për grupmoshat U11 në futboll i cili po mbahet në Altinordu të Turqisë, ku po marrin pjesë edhe ekipi kosovar 2 Korriku, është parë një gjest që ndodhë rrallëherë në futboll.




Në gjysmëfinale, kur 2 Korriku po përballej me ekipin turk Bursaspor, ekipi kosovar arriti të barazojë rezultatin në 1-1. Ndërsa, në kohën kur “të vegjlit” e 2 korrikut të hutuar po e festonin golin, Bursaspori zhvilloi aksionin dhe shënoi për 2-1.

Por, ekipi i trajnerëve u pendua për këtë gol dhe vendosi që në aksionin e radhës të mos ndërhyjnë në lojtarin e 2 korrikut, duke ia hapur rrugën për të shënuar në gol të zbrazët.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Por, kosovari me numrin 10, në portën e zbrazët shënjestroi shtyllën, dhe dështoi të shënoj, ndërsa pas asaj që ndodhi nga zhgënjimi i madh e zhveshi fanellën, dhe filloi të qante. Por, Bursaspori megjithatë e pranoi golin, edhe pse topi doli jashtë, duke goditur shtyllën fillimisht.




Në fund, 2 korriku me një gol, të cilin e gjeti në minutat e fundit, arriti të dal fitues i ndeshjes me rezultatin 3-2, rezultat i cili e bëri finalist të Kupës Ballkanike për grupmoshat U11.




https://