Ne Kosove zyrtaret e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine thane se jane arrestuar kater zyrtare te Ministrise se Shendetesise nen dyshimet per perfshirje ne korrupsion. Arrestimet pasuan nje operacion bastisjesh nga ana e policise se Kosoves dhe asaj te EULEX-it ne seline e kesaj ministri ne Prishtine.
 
Nje zedhenes i EULEX-it tha se arrestimet jane pjese e hetimeve qe jane duke kryer autoritetet vendase e nderkombetare dhe qe te kater te arrestuarit dyshohen per perfshirje ne korrupsion keqperdorim te pozites zyrtare dhe tendereve si dhe nenshkrimin e kontratave te demshme.
 
Ne mesin e kater te arrestuarve eshte edhe sekretari i perhershem i ministrise se shendetesise Ilir Tolaj.


Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ka ne pergjegjesine e tij mbeshtetjen e autoriteteve te Kosoves ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.