Kosovë, 23 shtator NOA Katër serbë janë arrestuar sot pasi akuzohen të jenë përfshirë në krime lufte.



Arrestimet u konfirmuan nga zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë.

Në një operacion të zhvilluar sot në mëngjes në zonën e Gjilanit, Policia e EULEX-it, e mbështetur nga policia e Kosovës dhe KFOR-i, arrestoi katër serbë të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte. Arrestimi i tyre u urdhërua nga një prokuror i EULEX-it, nën autoritetin e të cilit po vazhdojnë hetimet thuhej në një komunikatë të lëshuar nga EULEX.

Në komunikatë nuk kishte shumë detaje për operacionin e kryer.

k.k/NOA