Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka vizituar veriun e Kosovës. Ai është ndalur në vendin e krimit në Jarinje, pikë kufitare kjo e djegur para 2 javësh nga huliganë serbë. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler i ka treguar Westerwelles, dëmet e shkaktuara.
“Dhuna mund të ndizet në çdo kohë, nuk bën të nënçmohet”, ka thënë diplomati gjerman në veri.
Sipas tij kjo është një shenjë e rrezikshme. Më herët gjatë ditës, Westerwelle garantoi në Prishtinë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, dhe as ndryshim të kufijve në Ballkan.