Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet në sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm në rastin Pacolli.


Edhe pse kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk gjendet në Kosovë, kryesia do të procedoj varësisht nga hapat që i ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese.


Edhe pse teksti i aktgjykimit nuk u është dorëzuar palëve, Kushtetuesja mund të ketë lënë në dorë gjithë ecurinë e procesit Kuvendit të Kosovës.


Në të kundërtën, duhet që Gjykata Kushtetuese të përcaktoj hapat nëse duhet rikthyer në votim presidenti, të jap dorëheqje apo çështje të tjera.