Ky është raundi i tretë i zgjedhjeve në këtë komunë, pasi raundit të parë më 15 Nëntor të vitit të shkuar.

Raundi i tretë i zgjedhjeve u zhvillua në Prizren e Lipjan, ndërsa nesër zhvillohen edhe në Gjilan, pasi KQZ ka marrë vendim për rivotim balotazhi fillimisht në Prizren e Lipjan, e pastaj edhe në Gjilan, pas udhëzimit nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte shqyrtuar dhe pranuar ankesa për parregullsi në balotazhin e 13 dhjetorit. Për kryetar të komunës së Gjilanit garojnë Qemajl Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Fatmir Rexhepi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – dy partive më të mëdha kosovare, të koalicionit qeverisës.

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” me rreth 170 vëzhgues të angazhuar për zgjedhjet e nesërme në Gjilan, fushatën njëjavore parazgjedhore të përmbyllur mbrëmë në menatë e ka vlerësuar të qetë, duke vërejtur se “ka pasur edhe raste të përdorimit të një gjuhe të ashpër politike dhe fyese”. Për sigurinë në ditën e nesërme të zgjedhjeve në Gjilan do të jenë të angazhuar 450 zyrtarë policie.