Policia e Kosoves ka nisur sot shkaterrimin e stacioneve te telefonise fikse dhe mobile serbe brenda territorit te Kosoves.

Sipas gazetes serbe Blic shkaterrimi i ketyre stacione po realizohet edhe nga punetoret e Telekomit te Kosoves.



Kjo gazetes citon zyrtarin e Telekomit te Serbise ne Kosove Ilia Ivanovic i cili ka deklaruar se eshte shkaterruar telefonia fikse ne Anamorave dhe telefonia mobile ne Kosoven Qendrore. Nderkohe sekretari shteteror ne Ministrine per Kosoven Oliver Ivanovic thote se menjanimi ose shkaterrimi i stacioneve baze te Telekomit te Serbise ne Kosove eshte i demshem dhe i rrezikshem.



Ivanovic ka thene se perfaqesuesit e disa vendeve ne Prishtine mbeshtesin vendimin per shkaterrimin e stacioneve baze te Telekomit te Serbise ne Kosove dhe se shqiptaret kete aksion nuk jane duke e bere vetem.



Kjo deshmon se bashkesia nderkombetare nuk eshte unike ne vleresimin e gjendjes dhe masave qe duhet ndermarre per kete pjese te Ballkanit perendimor vlereson ai.