Albana Isufi
Kosovaret vazhdojne te kene telashe udhetimi per ne shtetet e jashtme. Derisa shtetet e rajonit po negociojne me Komisionin Evropian per lehtesim apo liberalizim te vizave, Kosova mbetet ende jashte ketij procesi, per shkak te mosnjohjes nga pese shtetet e Unionit Evropian. Nderkohe, derisa zyrtaret pajisen me lehte me vize, me se rendi e pesojne qytetaret e thjeshte. Sabit Salihu e konsideron si diskriminim mungesen e levizjes se lire. "Ne edhe tani jemi ne veshtiresi. Ne jemi ne geto. Vajza ime duhet te shkoje ne Zvicer, qe tri here ia refuzojne kerkesen. Bashkeshorti i punon atje, por nuk po ia japin vizen as per bashkim familjar, e as si vizitor. Nuk e di ku eshte problemi, nuk e di. Per bese, ne shqiptaret e Kosoves jemi te diskriminuar krahasuar me shtetet perreth", pohon Salihu. Per te marre nje vize, pervec kohes se gjate, duhet paguar edhe nje sasi parash, qe mund te shkoje nga 200- 500 euro, varesisht se per cfare lloji vize aplikon. Veton Bekteshi punon ne Ambasaden e Norvegjise ne Prishtine. Ai konfirmon se procedurat te sterzgjatura percjellin pajisjen e nje qytetari me vize. "Shpresojme se liberalizohen se shpejti, sepse veshtiresite jane te medha. Ka shume ceshtje procedurale, duhet shume letra e garancione. Une s'kam pasur kerkese te shkoj, por punoj ne Ambasade te Norvegjise ne Prishtine dhe e di qe procedurat jane me te gjata", thote Bekteshi.
Pervec problemeve me pajisje me vize, kosovaret aktualisht kane problem edhe me pasaportat e reja. Shtetet qe me se shumti vizitohen nga kosovaret, jane ato te BE-se. Por, pese nga keto shtete nuk njohin pavaresine e Kosoves, keshtu qe, sipas Ministrise se Puneve te Brendshme, nuk japin viza Schengen, por vetem shteterore. Fisnik Rexhepi nga kjo ministri shpjegon: "Te gjitha vendet e BE-se e kane njohur pasaporten. Edhe ato qe nuk e kane njohur pavaresine. Por, ato vendosin viza shteterore. Ata shkojne ne vendin qe aplikojne per vize. Te tjerat leshojne Schengen. Mund te them se eshte i vogel numri i atyre shteteve qe nuk leshojne Schengen ne pasaportat e Republikes se Kosoves", - thote Rexhepi.
Edhe pse Kosova nuk eshte perfshire ne negociatat per liberalizim vizash, MPB po ben pergatitje te njeanshme per kete proces. Fisnik Rexhepi thote se se pari fillohet me pasaportat biometrike. "Kosova ka dokumente shume te sigurta dhe te kualitetit te larte, ata kane te dhena biometrike. Krejt cka mungon, eshte instalimi i cipit. Eshte ceshtje teknike dhe nuk do na marre kohe dhe resurse financiare per ta instaluar dhe keshtu do ta plotesojme nje nga kriteret e BE-se. Nderkohe, per liberalizim te vizave, per shkak te problemeve qe kemi me mosnjohjen, ende nuk mund te hyjme ne marredhenie bilaterale", tha Rexhepi. Ai thekson se pasaportat biometrike mund te leshohen ne vitin e ardhshem. Nderkohe, dite me pare, zyrtare nga Komisioni Evropian kane thene se Kosova do te perfshihet ne liberalizimin e vizave, ashtu si vendet tjera te Ballkanit Perendimor, por vetem nese i ploteson kushtet e nevojshme. "Duhet qe ne Kosove, ashtu si dhe ne vendet tjera, te permbushen kushtet, te cilat jane vene per te gjitha vendet ballkanike", ka thene nenkryetari i Komisionit Evropian, Jacques Barot. Sidoqofte, ndryshe nga deklaratat, qytetaret thone se ne praktike, aktualisht nuk eshte duke ndryshuar asgje per te mire.