Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në Tonigt Ilva Tare në Ora News thotë se politika shqiptare duhet të marrë shembull partitë politike në Gjermani, ndërsa shton se kancelarja Merkel prej 16 vitesh në pushtet nuk ka asnjë skandal korrupsioni.


Krasniqi: Ne kemi në Parlamentin gjerman dy parti që janë kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi partinë AFD dhe partinë e majtë. Janë dy forca politike në Parlamentin më të rëndësishëm evropian dhe kështu do të shtrinë ndikimin e tyre.


Ne duhet të mësojmë nga gjërat që bën Merkeli, e cila është 16 vjet në pushtet dhe nuk ka asnjë skandal politik dhe familjar. Duhet të përdorësh agjendën e samitit të Berlinit për të bërë më të mirën për vendin. Nuk shoh partitë tona të lidhura me asnjë nga partitë politike gjermane. Të lidhesh me to është ti ngjash atyre.


/Ora News.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter