Teksa partitë e vogla kanë shprehur pakënaqësi për pamundësimin e koalicioneve parazgjedhore, analisti Afrim Krasniqi thotë se partitë prezente në tryezën Rama-Basha u përdorën me kënaqësi nga loja e tyre.


Në studion e lajmeve të Ora News, ai shprehu keqardhje që për zgjedhjet e 25 qershorit nuk kemi asnjë kandidat të pavarur dhe nuk pritet te këtë ndryshime ne sistemin politik.


 Krasniqi: Ka dy lloj partish, ato që ishin në tryezë politike, te cilat nuk kanë pse ndihen të tradhtuar sepse shërbyen me dëshirë për liderit e tyre politik. Ato e pranuan lojën dhe u përdorën me kënaqësi të madhe nga liderit politike. Keqardhja vlen për partitë e reja politike ose shanset e kandidatëve të pavarur. Po shkojmë ne zgjedhje pa asnjë kandidat të pavarur dhe mbetemi një shoqëri ku qytetaret pëlqejnë te fortin, rendin pas te fortit dhe penalizojne ata qe mbrojnë parime apo qe duan te bëjnë ndryshime reale ne sistemin politik e përfaqësues. Vetë drafti i ndryshimeve në ligjin e partive politike apo drafti i ndryshimeve në kodin penal është jo transparent, – ato nuk u publikuan përpara votimit, por vetëm pas votimit ne parlament. Draftin nuk e konsultoi as OSBE dhe as organizatat e tjera monitoruese civile. Drafti nuk u publikua as në faqen zyrtare të Parlamentit dhe nuk u publikua as ne media. Kjo do të thotë se ishte një pakt i mbyllur, personal, nuk ofron zgjidhje afatgjate e te besueshme dhe nëse do publikohej me siguri do te kishte reagime publike.


 Në të tilla kushte, Krasniqi thotë se sistemi zgjedhor detyron dy partitë e mëdha të bashkëpunojnë me të vegjëlit për të maksimalizuar votat, pasi çdo çarje do të çonte deri në humbje mandati.


 Krasniqi: Për shkak të sistemit zgjedhor dhe vendimit që të mos ketë koalicione te mëdha politike partitë kryesore janë të detyruara të bashkëpunojnë me partitë e vogla aleate dhe ti bindin ato te tërhiqen nga kandidimi me vehte në mënyrë që të maksinalizojnë votat. Sistemi zgjedhor ka një prag jashtëzakonisht të lartë, ndaj çdo copëtim i votave nga aleatët mund të rrezikojë dhe humbje mandatesh siç ka ndodhi në 2005. Problem i opozitës është edhe një garë e pashprehur publike për vendin e dytë në opozitë. Edhe PR, apo Partia Agrare, secila dëshiron të dalë e dytë sepse partia e dyte ne opozite ruan financim, strukturë dhe përfaqësim ne administrimin zgjedhor, përfshirë KQZ. Hyrja në lista të sigurta do të ishte trend pozitiv nëse partitë janë të njëjta në program dhe nëse ndajnë pikëpamje të njëjta për zhvillimet e vendit. Por nuk ka sens te jene brenda koalicionit ten je liste konservatore parti me identitete te ndryshme, shpesh te kundërta. Ose tek PS, të hyjnë parti deri diku dhe antikomuniste në një listë të së majtës. Nuk kemi te bëjmë me marrëveshje parimesh, por me marrëveshje personale dhe taktike. Për me tepër, në rastin e së majtës dhe atë të djathtës nuk kemi vendim Kryesie apo strukturash për faljen e mandateve aleateve, por marrëveshje të fshehura mes liderëve politike.


Shanset e partive të vogla për të dalë fituese të vetme i sheh të vogla.


Krasniqi: Shanset e tyre për të fituar mandate në mënyrë të drejtpërdrejtë janë jashtëzakonisht të vogla. Janë të detyruara të mendojnë dhe për mbijetesën politike, ndaj janë fokusuar ne ndonjë qark te caktuar, me synimin të marrin një ose 2-3 mandate, ne mënyrë qe ata mund të sigurojnë mbijetesën.


Krasniqi deklaroi se sistemi aktual i nxjerr të dëmtuar të gjitha partitë e reja dhe te vogla. Rreth 250 mijë zgjedhës në Shqipëri nga 1.7 milion votues të rregullt do ngelin pa përfaqësim në parlamentin e ardhshëm.



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter