Luan Krasniqi ka ndjekur me vëmendje përballjen mes Shannon Briggs dhe Sultan Ibragimov për titullin e kampionit të botës në versionin WBO, titull të cilin e kërkon edhe vetë, por ka deklaruar se më e vështirë do të jetë përballja ndaj amerikanit Tony Thompson sesa kundër kampionit të ri, rusit Sultan Ibragimov.
"Kundërshtari im është më i fortë se ata të dy", ka thënë Krasniqi pasi ka ndjekur duelin Briggs- Ibragimov në televizor. Gjithsesi boksieri shqiptar që lufton nën flamurin gjerman është i bindur se as Thompson nuk do ta ndalë atë në rrugën e tij drejt titullit të kampionit të botës, pavarësisht se amerikani ka vetëm një duel të humbur në 30 përbvalljet e fundit.
"Ai është një goditës i fortë, jo shumë eksploziv por punon shumë. Nuk e fsheh se nuk është një kundërshtar I parapëlqyer për mua. Gjithsesi kundër tipave të tillë gjithmonë kam pasur sukses. Do ta mposht edhe këtë", ka thënë ish-kampioni i Evropës.
Krasniqi kishte humbur duelin e tij të vetëm për titullin e kampionit të botës më 28 shtator të vitit 2005 nga amerikani Lamon Breëster me "knockout" në rundin e nëntë.

KRASNIQI TAKOI DALAI lAMA

Edhe për një njeri të "fortë" si Luan Krasniqi, ishte një përjetim mbreslënës takimi me njeriun i cili pa dhunë lufton për suverenitetin e popullit tibetian: Shkëlqesinë e tij Dalai Lama.

Në rastin e dorzimit të OSGARIT të 14 të BILD-it në Leipzig, më 12 maj 2007, u nderua edhe Shkëlqesia e tij Dalai Lama. Luan Krasniqi pati rastin sëbashku me sportitët e shquar, ta takoj në një atmosferë private udhëheqësin kryesor religjioz të Tibetit. Krasniqi i cili mori pjesë në manifestimin në Lepzig, pas këtij takimi tha: "Shkëlqesia e tij, Dalai Lama është një njeri i vecantë, një personalitet i madh. Ishte nder për mua ta takoj atë".

Shkëlqesia e tij, Dalai Lama, nuk mund të krahasohet me atributet trupore të një boksieri profesionist sic është Luan Krasniqi, por ai ka forcë tjetër, sic thot Krasniqi: „Thuhet se besimi lëkundë bjeshkët. Tek një njeri aq karizmatik si Dalai Lama, njeriu fillon të besoj se vërtetë mund të lëkund bjeshkët. Kjo më forcon në mendimin tim që parasëgjithash vjen në vullnetin e fortë, kur njeriu dëshiron të arrij dic ".