PRISHTINE-Në kabinetin e Presidentit të Republikës, sot është zhvilluar ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga ish-ushtruesi i detyrës së këtij posti, dr. Jakup Krasniqi, të Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, njofton Departamenti i informacionit i Presidencës.
Në takim, Krasniqi i uroi detyrën dhe sukses në kryerjen e saj Presidentit Pacolli. Ndërsa, Pacolli tha se me Krasniqi, si kryetar i Kuvendit, do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm, në interes të ndërtimit të një shteti të sinqertë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Sot ishte një fillim shumë i mirë, i mbarë i ditës së punës. Me Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen”, u shpreh Presidenti Pacolli, duke folur për media, pas takimit.
Kuvendi i Kosovës, me votat e veta, i ka dhënë besimin Pacolli për të qenë President i Kosovës dhe unë jam sot këtu për t’ia uruar detyrën. Pushtetet janë të ndara dhe ne do t’i kryejmë detyrat tamam ashtu siç e jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet me të cilat punojnë dy institucionet”, theksoi ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi”.

Krasniqi nuk ka dashur edhe një herë të flasë për atë se çka ndodhi në momentin kur u kërkua pauza. Sipas tij me këtë çështje në të merren organet kompetente. As Krasniqi deh as Pacolli nuk kanë komentuar as çështjen e SMS-ve të publikuara në media, ai ka thënë se kjo çështje është private.

(d.b/BalkanWeb)