Rreth 5 mijë kredi me një vlerë prej 1.6 mld lekësh janë dhënë nga Fed Invest për fermerët shqiptarë. Vit pas viti ky institucion vijon të zgjerojë shërbimet dhe fondin e kredidhënies në të gjithë vendin.


Viti që vazhdojmë ka treguar qartë se FED invest po ecën me hapa të sigurt në konsolidimin e aktivitetit financiar me rolin dhe me prezencën e tij në zonat rurale dhe urbane.  Periudha 9-mujore e këtij viti, si edhe vazhdimësia  e tij flasin për qartësinë se ky institucion karakterizohet nga rritja e volumit të kredidhënies dhe  depozitave, si dhe rritjes të cilësisë të portofolit të kredisë. Natyrisht, FED Invest  ka qënë dhe do të vazhdojë si protagonisti dominant në zonat rurale, duke kontribuar fort në zhvillimin e fermës familjare, tashmë  prezent dhe në zonat urbane, shprehen përfaqësues të FED Invest.


Fakt është se portofoli i kredisë në fund të këtij nëntëmujori u paraqit në përputhje me objektivat e biznesplanit që pasqyron  rritje 12.46% në krahasim me fundvitin e kaluar, po duke e krahasuar me 9- mujorin e atëhershëm ka një rritje prej 17,56 %. Po rritja e portofolit të kredisë, konstatohet jo vetëm si rritje e volumit të kredisë, por edhe në numrin e kredive të disbursuara, ku  gjatë kësaj periudhe, të lartëpërmendur janë dhënë 4,690 kredi, në vlerë 1.6 miliardë lekë, kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë (sera, perime, vreshtari, pemëtari, ullishte), blegtorale (mbarështim gjedhësh, të imta, derra, shpendësh), qe zënë peshën specifike më të madhe në portofolin e kredisë.


Një vlerë e rëndësishme për FED invest është dhe Portofoli Depozitave në FED Invest, karakterizuar nga një rritje e kënaqëshme. Ndikim ka pasur edhe lanimi i produktit veror të depozitave, por edhe siguria që u ofrohet depozituesve përmes skemës së sigurimit në ASD. E krahasuar me fundvitin 2016 portofoli i depozitave ishte me  rritjen 20,18%, ndërsa  krahasuar me periudhën e tanishme ka rritjen prej 26,76 %.


Në vazhdimësin e vlerave të FED invest njëobjektiv shumë i rëndësishëm është dhe ruajta e cilësia e portofolit të kredisë brenda standarteve të vendosura. Vetëm në 9-mujorin e tanishëm  Par-i  është 5.58%, ndaj minimizimi i riskut të kredisë mbetet prioriteti kryesor i FED invest.


Nëse sistemi bankar ka një portofol në risk të përafërt me 22%, mikrofinanca shqiptare e ka këtë tregues nën 6%. Kjo është tejet inkurajuese, duke ditur që mikrofinanca ka dhënë mbi 20% të numrit të kredive totale disbursuar në vendin tonë gjatë këtij viti.


Zgjerimi i mëtejshëm i këtij institucioni në këtë kohë shënohet dhe me vlerën e hapjes së 5 degëve  të reja: dega Gjirokastër, një rajon i ri për FED invest, dega Cërrik, dega Kamëz, dega Levan dhe Vorë. Njëkohësisht janë ristrukturuar 5 degë të rrjetit; dega Elbasan- qytet, dega Kavajë, dega Allgjatë, dega Sukth Durrës, si dhe dega më e re në Shkodër-qytet.


Nëntëmujori i vitit 2017 konfirmoi edhe një herë  arritje konstante të rezultateve si në portofolin e kredisë ashtu dhe në portofolin e depozitave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Fermerët në zonat rurale, ku kreditimi nga bankat mungon, janë mbështetur financiarisht nga FED invest,që është pjesë e rëndësishme e sektorit të mikrofinancës në vend, ndaj  mbetet ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare për banorët e zonës rurale. Me realizimet e tij,FED invest  shpreh  vazhdimësin e mbështesjes në kreditimin e biznesit bujqësor edhe në të ardhmen, duke synuar zgjerimin e portofolit të kredisë dhe aktivitetin e tij financiar për fermerët në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillim rural në përgjithësi.


Mikrofinanca është dhe mbetet një instrument shumë i fuqishëm për rritjen e aksesit të popullsisë drejt shërbimeve financiare. Duke u ndalur në rendësinë e këtij institucioni, ekspertët vlerësojnë se mikrofinanca ndërhyn sidomos në ato zona apo grupe popullatash, që janë të përjashtuara pjesërisht apo tërësisht nga përfitimi i shërbimeve financiare. Në vendin tonë, mbi 50% e popullsisë banon në zonat rurale dhe pjesa dërmuese e saj punon e siguron të ardhurat nga aktivitetet bujqësore. Në këtë kontekst FED invest synon të zgjerojë portofolin e kredive për fermerët , si dhe krijimin e skemave të reja mbështetëse financiare.