berisha me imameKryeministri Sali Berisha priti në një takim krerët e Bashkësive Islame në Ballkan, të cilët do marrin pjesë në konferencën e tyre të gjashtë, që nis në Tiranë.


Në një njoftim për shtyp të kryeministrisë, thuhet se Berisha është shprehur se edhe Ballkani mund të jepet si shembull në botë për bashkëekzistencën paqësore të besimeve fetare.


Mehmet Gormes, kryetar i Komunitetit Mysliman të Turqisë, e falënderoi Berishën për mbështetjen që i ka dhënë këtij komuniteti në Shqipëri dhe tha se mezi presim lëvizjen e kamionëve në sheshin e ndërtimit të xhamisë së madhe të Tiranës, të cilën e mbështesim fort.


Gormez thotë se ata kanë falur namazin një ditë më parë në Shkodër, ku pranë xhamisë është edhe kisha. Europa ka 300 vjet që nuk e mëson dot këtë leksion që jep Shqipëria për harmoninë fetare, tha ai.


Por Gormez, në prag të fushatës elektorale, është përfshirë në të, duke thënë se ata luten për suksesin e Berishës.


Kryeministri Berisha është me fat që një muaj para zgjedhjeve takon kaq krerë fetare që luten për shëndetin dhe suksesin e tij, citohet Gormez nga kryeministria./ep