TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shtruar iftar me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit në vigjilje të festës së Bajramit.

Darka është shtruar në një prej lokaleve në periferi të kryeqytetit, ndërkohë që të ftuar kanë qenë autoritete të komunitetit mysliman dhe komuniteteve të tjera fetare, politikane, intelektuale, përfaqësues të trupit diplomatik.

Në fjalën e tij kreu i bashkisë, Lulzim Basha, ndërsa ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin është shprehur “se koha e Ramazanit është një orë reflektimi për të gjithë besimtarët dhe nata e sotme një mundësi për tu bashkuar me miq e të afërm.”

Basha gjeti rastin të premtojë se do t’i përkushtohet përgatitjes së projektit dhe nisjes së punës për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet.
(e.m/BalkanWeb)