Për Institutin e Ndërtimit, godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në gjendje të mjerueshme duke rrezikuar jo vetëm jetën e aktorëve dhe të regjisorëve por edhe të dashamirësve të artit. Teksa paraqiti konkluzionet e grupit të punës prej 13 inxhinierësh që inspektuan gjendjen aktuale të teatrit.


Kreu i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të punës së teatrit pasi aktualisht nuk ofron asnjë garanci. Në konkluzionin e Institutit ky lloj institucioni është i pabanueshëm. Për ne duhet urgjentisht të pezullohet aktiviteti. Për ne si institucion, ai duhet të rrafshohet dhe të konceptohet me ato kushtet teknike që janë të sotme për një objekt që është social kulturor dhe i dedikuar për teatrin. Pasi teatri ka specifikat të veçanta, tha Hysenlliu.


Kreu i Institutit të Ndërtimit u shpreh se aktualisht Teatri paraqet rrezikshmëri edhe për zjarrit, ndërkohë që nuk ofron as kushtet minimale të sigurisë si daljet emergjente, fikset e zjarrit, etj. Sa i përket sistemit të zjarrit është gjëja më emergjente që duhet të veprohet në mënyrën sa më të shpejtë. Është tentuar që të bëhet një sistem ngrohje dhe kanë bllokuar hyrjet e daljes. Në bazë të ligjit për evadimin e njerëzve, dyert duhet të kenë përmasa të caktuara. Të dalin në mënyrë të shpejtë, këtu mund të vriten njerëzit vetëm nga konfuzioni se skanë ku të dalin, tha ai.


Sa i përket konstruksionit të godinës, Agron Hysenlliu. Deklaroi se godina aktuale për shkak të qëllimit për të cilin është ndërtuar dhe vjetërsisë së saj. Ka pësuar dëmtime të mëdha dhe çarje. Ai theksoi se godina aktuale kërkon ndërhyrje në masën 90 për qind të saj.


Objekti është tërësisht jashtë pune. Kur është ndërtuar është ndërtuar në volum të caktuar. Më pas në vitet 76 janë ngritur volume. Dhe pas 86 dy hapësira të tjera. Kur janë bërë rikonstruksionet janë ngritur dy objekte të tjera, objekte elastike. Këto kanë amplituda të ndryshme për lëvizjet sizmiket. Objekti nga materialet që është ndërtuar dhe për efekt të lëvizjeve sizmike ka krijuar çarje. Si institut të lartë i kemi thënë dhe drejtorit të teatrit që duhet të ndërpresë aktivitete sepse rikonstruksioni duhet të hyjë në masën 90 për qind të objektit në themele, në struktura. Edhe nëse do bëjmë rikonstruksion nuk na lejojnë kushtet. Si përfundim është ia pabanueshëm, tha Agron Hysenlliu.


18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)