Një rast i abuzimit me të mitur është shënuar në fshatin Orenjë të Librazhdit. Policia njofton se ka arrestuar një 21 vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare.


Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. T., 21 vjeç, banues në fshatin Orenjë, Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F. H., 14 vjeçe, banuese në Librazhd, njofton policia.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)