Krijohet ne Tirane qendra e dialogut biznes- parlament nje inisiative e deputeteve dhe sipermarresve shqiptare dhe qe mbeshtetet nga deputete dhe zyrtare te Britanise se Madhe ku ka seline qendra nderkombetare e dialogut biznes parlament. Ne ceremonine e prezantimit te qendres ishte i pranishem deputeti britanik Mark Pricard kryetar i grupit te deputeteve miq te Shqiperise ambasadoret e dy vendeve dhe deputete e sipermarres.




Ndermjet kesaj qendre e cila do do lidhe sebashku ne komunikim biznesin
dhe politiken do jete nje korsi e re per te krijuar lidhje te fuqishme
te ketyre dy faktoreve sic jane biznesi politika e ne menyre te
vecante parlamenti tha Gjoke Uldedaj kryetar i QDBP.



Ne themel eshte forcimi i dialogut midis komunitetit te biznesit dhe
parlamentit. Pra ne nje fare menyre qe politikat publike te pershtaten
me nevoja me te gjera te shoqerise. Qellimi eshte jopolitik dhe besoj do
te ndihmoje ne forcimin e marredhenieve ndermjet politikberies dhe
komunitetit te biznesit tha Damian Gjiknuri zv/ kryetar QDKP.



Qendra eshte e hapur per te gjithe aktoret dhe nuk mban qendrime
politike. Ajo do te fokusohet ne problemet qe has biznesi dhe ne
informimin e parlamentit per to.



Qendra do te ndihmoje sensibilizoje angazhohet ne procese te
rendesishme te biznesit duke mos lobuar per interesa te vecanta per
perparime te peegjithshme sic eshte edhe gjykata administrative tha
Uldedaj.



Cdo ceshtje qe ka te beje me biznesin do te dialogohet nepermjet kesaj
qendre ne qofte se palet do te shfaqin interes qe te marrin pjese ne
dialogim tha Gjiknuri.



Qendra te ngjashme funksionojne ne shume vende te zhvilluara si Britani
Suedi Spanje e Belgjike. Qendra shqiptare eshte e para e ketij lloji
ne rajon.



Adi Darsi