GJERMANI Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Nurentingen të Gjermanisë, ndërsa protagonistë janë një familje shqiptare nga Kosova.


Sipas mediave vendase, një shqiptar 52-vjeçar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçe si dhe të dashurin e vajzës së tij.


Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në banesën e shqiptarëve, pas një zënke mes burrit dhe gruas. Pas zënkës 52-vjeçari ishte larguar nga banesa për tu rikthyer me një armë rreth orës 22:30 me orën lokale, raporton media gjermane Bild.


Pasi qëlloi gruan për vdekje, shqiptari nga Kosova identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qëlluar mbi të dashurin e vajzës duke e lënë edhe atë të vdekur.


Vajza e tij ka tentuar ta ndalojë, por nuk ka mundur. Pas vrasjeve policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 52-vjeçar.

Screenshot001