policia-e-kosoves-420x266Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Kosovë, ku një burrë ka vrarë fqinjin në makinën e tij dhe më pas edhe gruan në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Vërnicë të Vushtrisë, ku autori pasi ka vrarë fqinjin është munduar të fsheh krimin, duke e bërë të duket si aksident me makinë. Krimi i dyfishtë është konfirmuar nga autoritetet vendase, të cilat shprehen se burri është vrarë në makinë dhe gruaja në shtëpi.Nuk dihet saktësisht se cili ka qenë shkaku I këtij krimit por nisur nga rrethanat mendohet se krimi është kryer për motive xhelozie.