Shënohet një tjetër krim në familje. Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë gruan me armë e shërbimit. Autori është Alket Arapi 44-vjeç, ndërsa viktima është 36 vjeçe.


Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapi është arrestuar nga policia pas vrasjes.


Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 44-vjecarin të vrarë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit.


Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.


Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, thuhet në njoftimin e policisë.


Gazeta Shqip