LUSHNJE- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke ju shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale Dhunë në familje parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.