Pagoi me jetë një vjedhje dhe një histori dashurie të përfunduar keq. Është vrarë për hakmarrje shqiptari Astrit Lamaj, 47 vjeç, kufoma e të cilit u zbulua 15 janarin e shkuar e murosur në brendësi të në vile në restaurim në Senago të Italisë.


Fillimisht vrasja është kryer nga katër shtetas italianë, të arrestuar ditën e sotme me porosi të ish-të dshurës së viktimës.


Gruaja, sot 67 vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin. Ajo ishte një tregtare bizhuterish në Itali.


Policia investigative e Monzës, Ennas, Caltainisettas e Genovas kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arrestimin e lëshuar nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar si autorë të krimit e për fshehje të kufomës së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago në provincën e Milanos.


Katër italianët e arrestuar janë ekzekutorët materialë të vrasjes së shqiptarit, të përfshirë dhe më parë me botën e krimit. Sipas policisë ish e dashura e tij italiane ka paguar 6 persona për të vrarë Astrit Lamaj.


Ajo është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga terrritori italian përmes aeroportit të Genovas. Astrit Lamaj ishte zhdukur prej vitit 2013 dhe nuk kishte asnjë lajm për të derisa u gjet trupi i pajetë i tij në janar të këtij viti.


Gazeta Shqip