Ligjëvënësit pro Moskovit në Krimea kanë votuar sot për pavarësinë e kësaj pjese nga Ukraina duke bërë gati kështu një referendum gjatë fundjavës për tu bërë pjesë e Rusisë.




Asambleja lokale e ka aprovuar “deklaratën e pavarësisë për Republikën Autonome të Krimes dhe qytetin e Sevastopolit” me 78 nga 81 deputetët e pranishëm të cilët kanë votuar pro.




Ky veprim i asambles lokale i cili është parë ilegalë nga qeveria e re në Ukrainë dëshiron që të krijoj një rrugë legale për t’iu bashkuar Rusisë si një shtet i pavarur.




Kjo deklaratë i është referuar edhe ndarjes së Kosovës nga Serbia duke shtuar se “deklarimi i pavarësisë së një pjesë të një vendi nuk e shkelë të drejtën ndërkombëtare”.




Nëse referendumi është në favor të Rusisë “Republika e Krimes si një vend i pavarur do të aplikoj për tu bashkuar në Federatën Ruse”.  /Indeksonline/