Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri do të vazhdojë të qëndrojë në masën e arestit shtëpiak deri në një vendim të dytë. Avokati i tij Maks Haxhia tha se do ta apelojë këtë vendim sipas kritereve ligjore.


Gjatë deklaratës së tij për mediat jashtë Gjykatës së Krimeve të Rënda, Haxhia tha se nuk ka asnjë provë që e përfshijnë klientin e tij.


Në seancën dy orëshe, ish-Ministri dhe avokati i tij Maks Haxhia nuk arritën të bindin gjyqtaren Liliana Baku për vendosjen e një mase më të lehtë sigurie.


Përballë tyre, dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj thanë se kjo masë sigurie është e domosdoshme pasi rrezikon prishja e provave. Seanca u zhvillua pa praninë e kamerave.


Jemi të bindur që ky veprim do të prishet nga gjykata e apelit pasi pretendimi ynë është pretendim ligfjor, sepse për ne është një masë e përsëritur marrë po nga e njëjta gjyqtare dhe një masë që është prishur herën e parë. Kemi të bëjmë me faktin që herën e parë është kërkuar masa më e lehtë ndalimi për të dalë jashtë shteti, ndërsa sot masa më ekstreme dhe kur gjykata e Apelit gjeti pavend daljen jashtë shtetit, tha Haxhia.


Ai foli dhe për Orges Liperin, pronarin e skafit me të cilën ka udhëtuar Tahiri, por thotë se është marrë hua për një udhëtim dhe pësoi difekt. Hedh poshtë pretendimet e prokurorit Hajdarmataj, duke thënë se në drejtësi nuk ka them unë apo them ti.


Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen, e vet për në Greqi, është një skaf i një biznesmeni që ia ka marrë hua për një udhëtim dhe pasi ka pësuar difektë është kthyer në Shqipëri. Në drejtësi nuk ka as unë them ti thua, në prokurori ka unë provoj me këto dokumenta këtë pretendim dhe një gjë e tillë nuk është provuar, thotë Haxhia


15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)