Një tjetër grua ka humbur jetën, e vrarë tragjikisht nga bashkëshorti i saj. Mësohet se viktimë ka mbetur Ervilma Seferaj 36 vjeçe.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias. Pas ngjarjes, 44-vjeçari Alket Arapaj është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë.


Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.



Gazeta Shqip