Në një event madhështor, nën këmbët e Kullës Eiffel, në Paris, Cristiano Ronaldo është kurorëzuar fituesi i Topit të Artë 2017.


Kandidatët kryesorë ishin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por mediet kishin paralajmëruar që më herët se do të ishte pikërisht portugezi ai që do të marrë këtë trofe prestigjioz për herë të 5-të në karrierë, po aq sa e ka fituar edhe argjentinasi i Barçës.


Ronaldo e ka fituar Topin e Artë në vitet 2008. 2013, 2014, 2016 dhe 2017.


7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)