Universiteti Aleksander Moisiu Durres shpall kriteret qe duhen plotesuar per te aplikuar si pedagoge me kohe te pjesshme. Te interesuarit per vendet e lira ne fakultetet e ketij universiteti duhet te plotesojne disa kritere. Aplikuesi duhet te kete mbaruar studimet e larta ne specialitetin e kerkuar. Preferohen personat qe kane mbaruar Diplome te Nivelit te Dyte Master te Nivelit te Dyte dhe Doktor ne specialitetin perkates. Kriter tjeter jane aftesia dhe njohurite e kandidatit. Ai duhet te jete i afte te garantoje vleresimin efikasitetin dhe ekselencen e lendeve qe do te jape si dhe te kete njohuri mbi metodat bashkekohore te mesimdhenies dhe te kerkimit shkencor. Aplikanti duhet gjithashtu te njohe dhe te jete familjar me sistemin e funksionimit te universiteteve perendimore dhe te Kartes se Bolonjes.

Dokumentet

Per te aplikuar ne vendet e lira te stafit akademik te Universitetit te Durresit te interesuarit duhet te paraqesin dokumentacionin kerkuar. Aplikanti duhet te paraqese formularin e aplikimit per personel akademik i cili mund te shkarkohet ne faqen e internetit te universitetit ne adresen www.uamd.edu.al ose te terhiqet dorazi ne zyren e Deges se Burimeve Njerezore te universitetit. Po keshtu ai duhet te kete ne dosjen e tij te dokumenteve tri letra rekomandimi nga pedagoge apo udheheqes shkencore te kandidatit dhe te pakten nje nga tri letrat te jete nga punedhenesi ose drejtuesi i fundit nese ka nje te tille. Duhet gjithashtu nje fotokopje e diplomes e noterizuar fotokopje e certifikates se notave e noterizuar fotokopje e deshmive te ndryshme kualifikimi te noterizuara si dhe

fotokopje te artikujve shkencore te publikuar ne revista nderkombetare profesionale shkencore ose punime te tjera. Dokumente te tjera qe duhet te dorezoje personi i interesuar jane

nje fotokopje te pasaportes ose te nje dokumenti identifikimi si dhe programin syllabus e lendes per te cilen kandidati aplikon. Dosja e dokumenteve duhet te permbaje edhe nje deklarate nga kandidati aplikues per gjendjen gjyqesore. Dorezimi i dokumenteve do te behet sipas procedurave te percaktuara. Universiteti ben te ditur se nuk lejohet paraqitja e dokumenteve dorazi.





12 Shtator 2010