Shpresojme se kancelarja Angela Merkel eshte clodhur mire ne pushime. Sepse qe prej kthimit te saj gazetat ne kioske jane te mbushura me tituj kritike. Helmut Kohl Apel dramatik drejtuar Merkelit Ne duhet te jemi te kujdesshem qe te mos i humbasim te gjitha ne loje Kjo eshte faqja e pare e tabloidit Bild me tirazh milionesh. Dhe gazeta shume serioze Sddeutsche Zeitung mban titullin Kohl. Politika e jashtme e Merkelit pa busull. 160


Me te vertete kancelari Helmut Kohl i ka dhene nje interviste revistes Internationale Politik. Ne te ish-kancelari pyetet per vendimet si kundershtimi i luftes ne Irak ne vitin 2003 nga Gerhard Schreder dhe abstenimi gjerman ne rezoluten per Libine kete vit ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se A e ka humbur Gjermania busullen Politikani me pervoje dhe i suksesshem pergjigjet Kjo duhet konstatuar per fat te keq. Dhe ai kerkon kthim tek kredibiliteti i vjeter.160


Pavaresisht se si vendos - gjithmone e ka gabim160


Kritika e Kohlit i drejtohet pa dyshim edhe pasardheses se tij ne detyre Angela Merkel edhe pse ai nuk e permend ate ne menyre eksplicite. Konkretisht ish-kancelari kritikon vetem qeverine e meparshme socialdemokrate-ekologjiste. Ai i jep asaj nje faj te konsiderueshem per krizen aktuale te euros sepse ajo e ka pranuar Greqine pa kritere te rrepta ne zonen e euros dhe madje duke shkelur kriteret e stabilitetit te Bashkimit Monetar Evropian. Qeverise se tanishme te Merkelit te cilen e kritikon indirekt Kohl nuk i jep keshille konkrete se cfare duhet te beje ndryshe.


Ky eshte ne rradhe te pare problemi para te cilit ndodhet sot Angela Merkel. Ka shume kritike per menyren e saj te trajtimit160 te krizes se euros por propozimet alternative ne qofte se ata behen kundershtojne diametralisht njeri-tjetrin. Qeveria Federale si dhe partneret e saj evropiane nuk mund te punojne ne baze te modeleve sepse dicka e tille si Bashkimi Monetar Europian kurre nuk ka ekzistuar me pare. Por pa marre parasysh se si vendos per nje pjese te madhe te opinionit publik eshte gjithmone e gabuar.


Zgjedhjet e tjera jane akoma larg


Edhe nje fjalim i Presidentit gjerman Christian Wulff para laureateve te cmimit Nobel per ekonomine nga shumica e mediave eshte percjellur kryesisht si kritike ndaj Merkelit. Kritika e kreut te shtetit gjerman drejtohej pikesepari ndaj Bankes Qendrore Evropiane dhe se dyti ndaj qeverive evropiane ne pergjithesi dhe jo vetem dhe as ne rradhe te pare ndaj qeverise gjermane. Perkundrazi ajo qe Wulf porosiste ne fjalim duke patur parasysh krizen e euros shkonte ne drejtim te njejte me ate qe synon qeveria federale por qe ne nivel europian nuk mund ta zbatoje teresisht. Fjalimi i Wulffit mund te interpretohej biles edhe si mbeshtetje e Merkelit.


Por disponimi ne shtyp eshte momentalisht tjeter. Ne mode eshte kritika ndaj Merkelit dhe ate e ndjekin thuajse te gjithe qe nga majtas deri tek djathtas. Por me nje gje mund te ngushellohet kancelarja. Zgjedhjet e tjera jane akoma shume larg dhe disponime te tilla ndryshojne shpejt.


160


Autor Peter Sttzle


Redaktion Angjelina Verbica


160