Promovohet sot "Kritika ndryshe", (Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare). Shkruar prej Fatmir Tereziut, ky vëllim i vjen si një kritikë dhe një analizë e veprës letrare në mënyrë bashkëkohore, duke u bazuar në psikanalizë. Kjo është edhe e veçanta e këtij libri studimor, ku përfshihen autorë shqiptarë në prozë dhe poezi. "Kritika ndryshe", është pjesa e parë e këtij studimi që premton një pikënisje në kritikën letrare parë nga një tjetër këndvështrimi. Ky libër është një prurje që vjen në një kohë kur ndihet boshllëk për këtë lloj risie të re të kritikës në mbarë hapësirën shqiptare, është një studim-produkt i Terziut, si një lexues e studiues i kualifikuar. Libri "Kritika ndryshe, një vëzhgim në prozën dhe letërsinë shqiptare" vjen si një paraqitje ndryshe në formë e në përmbajtje. E gjitha që përfshihet te ky libër është një analizë e mirëfilltë bashkëkohore, është një komunikim pikasjesh pozitive te mjaft autorë që kanë krijuar në vite dhe krijojnë sot. Mes kësaj pikasjeje është edhe ajo që vjen për herë të parë te lexuesi nga kërkimet shkencore të autorit nëpër bibliotekat britanike dhe arkivave të tjera universitare. Një element ky shumë i ndjeshëm dhe i rëndësishëm që shihet në tërë prezencën e librit.